17.3 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

26 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, Haradinaj: Shqiptarët i janë përjetësisht falënderues Amerikës

- Advertisement -

Sot shënohet 26-vjetori i marrëveshjes së Kumanovës, ku u shënua fillimi i tërheqjes së ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, që kishin terrorizuar dhe ushtruar gjenocid mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në Kosovë.

Lidhur me këtë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkojë në ndihmë të saj të gjitha shtetet demokratike dhe NATO-n.

“Lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkojë në ndihmë të saj të gjitha shtetet demokratike, NATO-n, e udhëhequr nga Amerika, e cila për tre muaj rresht bombardoi Jugosllavinë, shtetin e fundit fashist në Evropë. Për disa prej nesh që mbijetuam ferrin, kjo marrëveshje erdhi pas dhjetë vjet lufte. Më të vështirat ishin vitet 1990 deri më 1996, ndërsa nga 1997 deri më 1999 ndodhën dy mrekulli që ndryshuan rrjedhën e historisë sonë: së pari, na besoi dhe na përkrahu kombi ynë shqiptar; së dyti, na besuan dhe na qëndruan pranë Amerika dhe NATO”, shkroi ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Dukagjinit.

“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderues Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!”.

Postimi i plotë:

Lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkojë në ndihmë të saj të gjitha shtetet demokratike, NATO-n, e udhëhequr nga Amerika, e cila për tre muaj rresht bombardoi Jugosllavinë, shtetin e fundit fashist në Evropë.
Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar 26 vjet më parë, shënon fillimin e tërheqjes së ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, që kishin terrorizuar dhe ushtruar gjenocid mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në Kosovë.
Për disa prej nesh që mbijetuam ferrin, kjo marrëveshje erdhi pas dhjetë vjet lufte. Më të vështirat ishin vitet 1990 deri më 1996, ndërsa nga 1997 deri më 1999 ndodhën dy mrekulli që ndryshuan rrjedhën e historisë sonë: së pari, na besoi dhe na përkrahu kombi ynë shqiptar; së dyti, na besuan dhe na qëndruan pranë Amerika dhe NATO.
Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderues Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!

Të ngjashme

Të fundit