Kupa e Botës 2026 po merr formë, teksa tashmë një numër i madh kombëtaresh kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Këto tre vende janë gjithashtu organizatorët e edicionit historik me 48 skuadra. Nga Oqeania, pjesëmarrjen e ka siguruar Zelanda e Re.
Në Azi, biletën për “Botërorin 2026” e kanë siguruar Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Australia, Koreja e Jugut, Katari dhe Arabia Saudite.
Në Amerikën e Jugut, tashmë janë kualifikuar Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia.
Ndërsa Afrika do të përfaqësohet nga: Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.
Nga Evropa, deri më tani është kualifikuar vetëm Anglia, ndërsa shumë skuadra të tjera janë ende në garë për vendet e mbetura që do të përcaktohen gjatë muajit nëntor.
Botërori 2026 do të jetë më i madhi në histori, me 48 ekipe pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në 16 qytete pritëse në të tre vendet organizatore.