20.3 C
New York
Saturday, April 26, 2025

Buy now

2500 euro gjobë për QKMF-në e Drenasit, nuk ua pagoi orët shtesë punonjësve

- Advertisement -

Inspektorati i Punës e ka dënuar me gjobë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.Kjo pasi kjo qendër nuk iu ka kryer me kohë obligimet e pagesave ndaj punëtorëve të kësaj qendre për punën në orarin shtesë të cilën e kanë kryer.

Kjo çështje rregullohet me ligj që sipas Inspektoratit të Punës është shkelur nga QKMF.

Për këtë shkelje Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë gjobë 2 mijë e 500 euro.

”Punëdhënësi duke angazhuar/lejuar punonjësit me gjatë se orët e punës të lejuara ka vepruar në kundërshtim me disppozitën e Ligjit të Punës“, thuhet në vendim ndër tjerash.

Express ka siguruar dokumentin ku gjobitet QKMF-ja e Drenasit.

Kjo qendër do ta ketë të drejtën e ankesës kundër vendimit.

 

 

Të ngjashme

Të fundit