250 ndeshje në Premier League për Granit Xhakën, Sunderland me dedikim për të

- Advertisement -

Granit Xhaka bëri paraqitjen e tij të 250 në Premier League të Anglisë të martën mbrëma. Ai u inkuadrua në minutën e 56-të në ndeshjen që Sunderlandi e fitoi në udhëtim ndaj Leedsit.

Sunderlandi me fitore i dha fund serisë prej katër ndeshjesh pa fitore në Premier League.

“Një numër rekord paraqitjesh në Premier League për Granit Xhakën”, shkruan në njoftimin e Sunderlandit.

Xhaka 33-vjeçar është kapiten i Sunderlandit.

Ekipit anglez iu bashkua në verën e vitit 2025 nga Bayer Leverkuseni.

Në 250 ndeshje ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 29 herë.

Në Angli ka luajtur gjatë edhe për Arsenalin.

Të ngjashme

Të fundit