3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

25 vjetori i çlirimit të Kosovës, presidentja Osmani nesër takon Tony Blairin dhe Edi Ramën

- Advertisement -

Një varg aktivitetesh do të shënohet me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke filluar nga dita e nesërme.

Mjaft e zënë me punë e takime do të jetë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ajo do të takojë dy personalitete shumë të rëndësishme, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Blair dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi me Ramën nis nga ora 08:00 kurse me Blairin nga ora 09:00.

Më pas Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

E para e vendit do të ketë edhe aktivitete tjera gjatë ditës.

Ajo në ora 16:00 merr pjesë në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ndërkaq prej orës 18:00, merr pjesë në Ekspozitën “Reporting House” nga BIRN, në Objektin e Gërmisë, sheshi Skënderbeu në Prishtinë, njofton Zyra e Presidentës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit