KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nga vitit 1999.
Kjo është thënë sot nga misioni në fjalë.
Sipas KFOR-it, qëllimi është sigurimi i një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitet që jetojnë në Kosovë, si dhe liria e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij-bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nga vitit 1999- për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
Ky publikim nga KFOR-i është bërë sot me rastin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Pamjet e publikuara nga KFOR-i janë të fokusuara më tepër në pjesën që ndanë veriun dhe jugun e Mitrovicës.