19.7 C
New York
Thursday, October 3, 2024

Buy now

25-vjetori i Çlirimit, Kosova e Shqipëria me korsi të veçantë në kufi dhe 20 pika të reja kalimi

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me homologun shqiptar, Tualant Balla e kanë vizituar sot pikë kalimin e përbashkët kufitar në Vërmicë.

Siç njofton MPB-ja, nga 12 qershori, me qëllim të realizimit në mënyrën më të mirë të mundshme të marrëveshjes për heqjen e kontrolleve kufitare për qytetarët e dy vendeve tona, do të aktivizohet korsia e veçantë e kalimit kufitar.

Ministri Sveçla në platformën “X” ka njoftuar se mes dy vendeve janë hapur edhe 20 kalime të reja kufitare.

Sveçla, gjatë kësaj vizite ka deklaruar se mes dy vendeve tona nuk do të ketë kontrolle për qytetarët, por po punohet për të pasur sisteme të avancuara teknologjike që luftojnë ilegalitetet ndërkufitare.

Gjatë këtij takimi kreu i MPB ka shtuar se në shënim të përvjetorit të çlirimit të vendit tonë, janë shënuar edhe 20 vendkalime të veçanta për banorët e brezit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilat do të mundësohet lëvizja e lirë mes banorëve të atyre zonave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit