4.6 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

25 vjet diferencë me Michael Douglas, Catherine Zeta-Jones poston fotot për 25-vjetorin e martesës

- Advertisement -

Catherine Zeta-Jones ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi të vjetra ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Michael Douglas, me rastin e përvjetorit të martesës.

Çifti i famshëm u martua në Hotel Plaza në nëntor të vitit 2000, pasi ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, Dylan Michael Douglas.

Fotografia e parë që postoi 56-vjeçarja ishte një imazh nga dasma e tyre, teksa putheshin në shkallët e mëdha prej mermeri në hotelin ikonik.

Nga ana tjetër, 81-vjeçari dukej elegant me një një smoking të zi dhe një këmishë të bardhë.

Ndërkohë një tjetër foto tregonte herën e parë që të dy ishin takuar, e cila ishte në Festivalin e Filmit në Deauville në vitin 1998.

56-vjeçarja përfshiu gjithashtu foto të tyre duke udhëtuar së bashku për në Indi, ndërsa pozonin para Taj Mahal, një selfie plot dashuri ku kokat e tyre ishin të afruara pranë njëra-tjetrës.

Të ngjashme

Të fundit