12.7 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

25-vjeçari nga Shtimja gjeti një kuletë me 160 euro dhe e dorëzoi në polici

- Advertisement -

25 vjeçar G.Z. nga fshati Davidoc i Shtimjes ka gjetur një kuletë me para në Shtime dhe e ka dorëzuar në polici.

Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 dhe dokumente personale.

“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.F nga Shtimja. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal”, njoftoi policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur mirënjohje për qytetarin G. Z, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

Të ngjashme

Të fundit