-0.7 C
New York
Tuesday, January 14, 2025

Buy now

25-shi i AAK-Nisma-E-30 për deputet, prof. dr. Artan Nimani: Gjakova, si gjithmonë mbetet në ballë të proceseve që forcojnë dhe çimentojnë të ardhmen e Kosovës

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e koalicioni i kryesuar nga AAK-ja me numrin 25, profesor dr. Artan Nimani nga E-30, e ka vlerësuar si madhështor tubimin në Gjakovë.

Ai ka thënë se Gjakova, si gjithmonë, mbetet në ballë të proceseve që forcojnë dhe çimentojnë të ardhmen e Kosovës

“Mburrem që jam pjesë e këtij vizioni dhe i nominuar nga vendlindja ime, Gjakova e Kuqe, një qytet që gjithmonë ka qëndruar në ballë të historisë dhe lirisë. Me krenari dhe përkushtim, do të jap gjithçka për të përfaqësuar vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të mi, duke qenë zëri i tyre për një Kosovë fituese!”, ka shkruar Nimani në Facebook.

Postimi i plotë:

Një tubim madhështor u mbajt sonte në Gjakovë, duke dëshmuar se qyteti i historisë, dijes dhe kulturës vazhdon të rreshtohet krah Kosovës fituese.
Para 25 vitesh, Gjakova bëri zgjedhjen e saj historike, duke emëruar Brigadën e UÇK-së me numrin 137, ndërsa sot qyteti po ashtu ka zgjedhur rrugën e unitetit dhe fitores duke votuar numërin 137.

Entuziazmi dhe masiviteti i pjesëmarrësve në këtë tubim janë dëshmi e qartë se koalicioni ynë tashmë është në rrugën drejt fitores. Gjakova, si gjithmonë, mbetet në ballë të proceseve që forcojnë dhe çimentojnë të ardhmen e Kosovës.

Mburrem që jam pjesë e këtij vizioni dhe i nominuar nga vendlindja ime, Gjakova e Kuqe, një qytet që gjithmonë ka qëndruar në ballë të historisë dhe lirisë. Me krenari dhe përkushtim, do të jap gjithçka për të përfaqësuar vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të mi, duke qenë zëri i tyre për një Kosovë fituese!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit