Nga Hisen Berisha, deputet i PDK-së
Të fillosh veprimtarinë politike me civilizimin, duke zëvendësuar armët e UÇK- së me idetë për Republikën e Kosovës shtet sovran e i pavarur i të gjithë shtetasve që jetojnë në tokën e saj, është shenja që zoti dërgon për njeriun në tokë “yllin polar”.
24 vjetori, PDK- në e gjënë pranë obligimit civil e kushtetues për të ngadhnjyer sërishtë mbi shtresëzimet antikombëtare të shoqërisë shqiptare moderne, si neokomunizmi, dhe izmat tjerë ekstrem, përfshi akuzat e ndërtuara nga Beogradi për figurat që janë themeli dhe muri mbrojtës i kalasë dardane politike, të njohur nga diplomacia botërore si Paratia Demokratike e Kosovës.
Rini shqiptare, Ju që do të vini gjatë rrugëtimit Tuaj atdhetar, do t’i gjëni këto vepra mdis nesh, prandaj mbajini si shenja identifikuese dhe krijoni për pasardhësit Tuaj shtetin e Kosovës si diellin që i rrezon krejt shqiptarët mbetur ende të okupuar nga shtetet fçinje.
Betohem se do të jem me Ju në secilin hap, e në secilën ditë që do të punoni për të mirën e Republikës së Kosovës!
Zoti e bekoftë rrugën Tuaj!
Lavdi të rënëve për lirinë që gëzojmë!
ZOTI PARA NE MBRAPA, FITORJA ËSHTË JONA – 327!