![24 vjet nga masakrat në disa fshatra të Rahovecit 24 vjet nga masakrat në disa fshatra të Rahovecit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/Screenshot_20230325_102557_Chrome.jpg)
24 vite më parë, forcat paramilitare serbe kryen krim të tmerrshëm në disa prej fshatrave të Rahovecit.
Në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë u masakruan dhjetëra qytetarë.
Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.
Për të nderuar kujtimin e tyre, Komuna e Rahovecit do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc në ora 10:00, pastaj në fshatin Fortesë në ora 11:00 si dhe në fshatin Celinë në ora 13:00