24 vjet më parë (19-24 maj 1999) në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq.
24 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.
Brenda Burgut të Dubravës është vendosur një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë, plagosur dhe që kanë mbijetuar në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.
Në nderim të të rënëve në kë të masakër, të hënën me datë 22 maj 2023, me fillim në ora 10:00, do të bëbet e mundur që të bëhen homazhe brenda hapsirave të burgut, aty ku u vranë, maltretuar e masakruan të burgosurit shqiptar.