Më 28 shkurt të vitit 1998 pas luftimeve të një grupi të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër policisë dhe ushtrisë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës, kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së: Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli.
Serbët atë ditë, pas disfatës që pësuan në përballje me luftëtarët e UÇK-së, në shenj hakmarrjeje mizore iu kishin vërsulur popullatës së pambrojtur dhe kishin vrarë e masakruar 20 shqiptarë: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun(shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë të cilën sot e gëzojmë ne!