1.4 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

​230 pacientë trajtohen në Klinikën Emergjente

- Advertisement -

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të mbetet klinika më e ngarkuar me pacientë.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, vetëm në 24-orët e fundit në këtë klinikë ndihmë mjekësore kanë marrë 230 pacientë, ku 22 prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.

“Nga numri i përgjithshëm i rasteve,11 pacientë kanë qenë të aksidentuar në trafik. Janë kryer 2 operacione emergjente në sallat e operacionit dhe 14 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit