Sot rreth orër 15:35, një 22-vjeçar ka shkaktuar shqetësim te qytetarët e Prizrenit të cilët ishin të ulur në një restorant, pasi i njëjti po mbante në xhepin e xhaketës një mjet të dyshimt.
Me të vërejtur i dyshuari, është komunikuar Policia e Kosovës, pjesëtarët e të cilës arritën që ta arrestojnë.
Me datën 04.12.2024 rreth orës 15:35 kemi marre informatën nga qendra komunikues se një dyshuari (mashkull /Shqiptar 22 vjeçar) ndodhet ne një restaurant në qendër në Prizren dhe ne gjepin e xhaketës mbanë një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granat dore. Patrulla policore menjëherë ju ka përgjigj rastit dhe ka arrit te arrestoj të dyshuarin dhe mjetin e dyshuar ta siguroj, në vendin e ngjarjes kanë dale të gjitha njësitet përkatëse policore të cilët i kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin janë informuar hetuesit Rajonal si dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit iniciohet rasti, gjithashtu është informuar edhe FSK -s”, tha Bytyqi.