8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

21 të arrestuar dhe dy policë të lënduar nga përleshja mes tifozëve në Podujevë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, derisa dy zyrtarë policorë dhe tre tifozë kanë mbetur të lënduar nga përleshja në Podujevë.

Llapi mori një fitore të madhe duke mposhtur Ballkanin me rezultat të ngushtë 3:2.

Mirëpo, pas ndeshjes eskaloi situata me “Xhebrailat” që thyen karriget nëpër stadiume duke i gjuajtur tek tifozët e Llapit dhe filloi edhe një përleshje.

Si pasojë, 21 persona janë arrestuar kurse tre kanë mbetur të lënduar. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët ‘Besnik Restelica’ dhe ‘Zahir Pajaziti’, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen. Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit