10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

21 Janari në dorë të SPAK, ish-presidenti: Berisha të hetohet edhe për pengesën që i bëri Prokurorisë

- Advertisement -

Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv e cilësoi si ‘korrekt’ vendimin e marrë sot nga Gjykata e Lartë që urdhëron SPAK-un të hetojë 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues para kryeministrisë së drejtuar nga Sali Berisha.

Topi tha se SPAK duhet të hellohet edhe më shumë në hetime, duke marrë nën hetim situatën e krijuar para ngjarjes, vrasjen e protestuesve dhe plagosjen e të tjerëve dhe në fund veprimet që u bënë nga qeveria e kohës për të penguar prokurorinë.

“Një çështje kaq e rëndësishme si 21 janari ka nevojë të thellohet në hetim. Pa dashur të ndikoj sadopak edhe në këtë pozicion që jam. Duke u kthyer te 21 janari mendoj se ajo ngjarje aq e rëndë ka nevojë të hetohet dhe gjykohet në 360 gradë. Do të thotë jo thjesht në hallkën fundore por duket parë që në fillesat me situatën që i parapriu, 21 janarin dhe situata pas 21 janarit. Nuk bëhet fjalë vetëm për harkun kohor të disa orëve ku u zhvillua demonstrata dhe ku u vranë disa njerëz.

Kush ishin organizatorët, pse u përshkallëzua në dhunë, pse u tërhoqën ata të cilët e organizuan dhe pastaj pjesa tjetër e të gjithë atyre që urdhëruan vrasjen apo më mirë të themi urdhëruan gjuajtjen me armë tek njerëzit sepse nuk ishin thjesht ata që u vranë por edhe shumë të plagosur. Për të ardhur pastaj tek goditja tepër e rëndë e institucionit të shtetit, tek pengimi që i është bërë prokurorisë për të marrë provat. Për atë pengesë që iu bë prokurorisë për të mos marrë në pyetje zinxhirin komandues të gardës”- u shpreh ish-presidenti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit