Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka thënë se çfarë ka ndodhur më 2025 me bllokadën institucionale nuk është aksident, por strategji e Albin Kurtit.
Sipas tij, Kurti dëshiron përmbysjen e rendit kushtetues, duke shtuar se kjo mund të përsëritet më 2026
“Çfarë ka ndodhur gjatë 2025 nuk ka qenë aksident, por ka qenë pjesë e strategjisë së Albin Kurtit i cili prej fillimit ka dashur që ta përmbysë rendin kushtetues, nuk është aksident çfarë ka ndodhur mund të përsëritet në 2026”, ka thënë ai në “Presssing” të T7.






