8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

2024-a, vit i lodhtë për dialogun Kosovë-Serbi (Video)

- Advertisement -

Ballë për ballë njëri-tjetrit e në krah ndërmjetësit u ulën për herë të fundit më 14 shtator 2023.

Nga atëherë kanë kaluar 178 ditë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, s’u takuan më në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Dritëro Arifi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare nuk pret ndonjë progres sivjet, pasi në javën e parë të qershorit, BE-ja futet në procesin e brendshëm zgjedhor.

Pushteti pohon se Kosova i ka kryer detyrat që i takojnë sa i përket bisedimeve, e tash presioni i Brukselit duhet orientuar tek kampi tjetër.

Bile Arbëresha Kryeziu-Hyseni, si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme e vë në pikëpyetje përparimin paszgjedhor të dialogut, duke parë qasjen e emisarit evropian, Miroslav Lajcak, që siç thotë kjo po i mban anën Beogradit.

Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë filluar që nga viti 2011, e deri tashti janë arritur mbi 23 marrëveshje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit