19.8 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

2016: Intervista bizare e Kurtit, ku e krahasonte zgjedhjen e Kadri Veselit me të Hitlerit e Milosheviqit

- Advertisement -

Një intervistë e kryeministrit Albin Kurti, e dhënë në prill të vitit 2016, është rikthyer në fokus të opinionit publik. Më saktë, një shkëputje e shkurtër e emisionit të gjatë gati dy orësh (1:46:17 minuta), në të cilën shkëputje Kurti, atëbotë si aktivist i VV-së, e krahasonte Hashim Thaçin me Esat Pashën, figurën që simbolizon tradhtinë kombëtare në kujtesën popullore shqiptare.

Por nuk është vetëm kjo pjesë skandaloze, pasi në këtë intervistë Kurti e banalizon tërësisht dhe e radikalizon thellësisht kritikën/sulmin e tij ndaj Kadri Veselit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Çka thoshte Kurti?

I veshur me tesha zyrtare, por pa kravatë e me një flamur të vogël kombëtar në gjoksin e tij, Kurti ishte mysafir në një emision në Shqipëri. Në prill të vitit 2016, Kurti ishte ftuar në emisionin e gazetarës Ilva Tare, e cila ia kishte ndarë 1 orë e 46 minuta e 17 sekonda atëbotë ish-kryetarit të VV-së, Albin Kurti (pasi kryetar i VV-së ishte Visar Ymeri, tash analist).

Duke e kritikuar Thaçin, Kurti i nxjerr dy figura negative në histori, përmes të cilave Kurti e godet Thaçin për tradhti ndaj idealeve të kombit shqiptar, të UÇK-së. Në pyetjen se çfarë ka kundër Thaçit, Kurti u përgjigj si më poshtë:

“Ju thatë se që ka qenë në UÇK. Në UÇK kanë qenë edhe shumë të tjerë dhe shumë më tepër luftëtarë. Por, mos harroni, se nëse e shikojmë popullin tonë më shumë ka luftuar Esat Pashë Toptani se Hashim Thaçi. Pse njeriu në një kohë të caktuar bën një luftë, kjo nuk do të thotë se bën një luftë, betejë apo angazhim të gabuar më pasë” – thoshte ai.

Përveç figurës së Esat Pashës, Kurti e përmendte edhe Philippe Pétain, ish-marshall i Francës, i cili u akuzua për tradhti kombëtare për shkak të bashkëpunimit me regjimin nazist. E gjithë kjo ndërmarrje e krahasimit të Thaçit me dy figura të kontestueshme historike, u bë me qëllim që Kurti të konkludojë se Thaçi nuk është president legjitim. Dhe, natyrisht, nënteksti është i qartë: nga krahasimi mund të nënkuptohet se edhe Thaçi është në grupin e Esat Pashës e Pétainit.

“Për ne nuk është legjitim ai president” – deklaronte Kurti në cilësinë e opozitarit.

Në intervistë, Kurti merret edhe me figurën e Kadri Veselit, të cilin e akuzon për të kaluar kriminale.

“Problemi është që kreu i ShIK-ut, i një organizate sekrete kriminale u bë kryetar parlamenti. Ky është problem kryesor. Një person, i cili…” – deklaronte Kurti, teksa gazetarja Ilva Tare ndërhynë dhe e thotë një të vërtetë të madhe.

“Kadri Veseli është i zgjedhur nga populli i Kosovës.” – deklaroi Tare.

Në këtë moment, Kurti e bën një krahasim absolutisht banal, të rrëzikshëm e arbitrar. Në ndihmë të argumentit të tij kundër Veselit, ai e përmend ardhjen në pushtet përmes “votave” të popullit të Hitlerit, diktator i Gjermanisë e përgjegjës për Holokaustin, dhe të Slobodan Milosheviqit, diktator i Jugosllavisë, që u akuzua për krime lufte nga Haga dhe që botërisht njihet si “Kasapi i Ballkanit”.

 

“Edhe Hitleri ka qenë i zgjedhur, edhe Milosheviqi ka qenë i zgjedhur.” – deklaronte Kurti, duke e bërë një krahasim banal në mes Kosovës demokratike dhe regjimit nazist e Jugosllavisë milosheviqiane, e cila i nisi katër luftra, u dënua për gjenocid e krijoi sistem të apharteidit në Kosovë.

Këtë video të Kurtit, e ka komentuar analisti Fitim Salihu, i cili shkroi se Kurti asnjëherë nuk i ka përjetuar Thaçin e Veselin si rivalë politikë.

 

“Edhe fytyra po i deformohet prej urrejtjes e tensionit psiqik qe po e ka kur po flet per kundershtaret politike. Prandaj, ende sot, edhe kur i ka fitu 51%, nuk mjaftohet me ate fitore por flet per zhdukjen e opozites.

Hashim Thaçin e Kadri Veselin kurre nuk i ka perjetu si rivale politike. Thaçi e Veseli kane qene per Albin Kurtin si pasqyra per njerken e Borebardhes qe ia ka tregu realitetin e hidhur sa here eshte shiku ne te, edhe atehere kur ky ka dashte ta genjeje veten.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10232449654563674&id=1225926888&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit