Home Lajme 200 ushtarë britanik po vijnë në Kosovë si përforcim i KFOR-it

200 ushtarë britanik po vijnë në Kosovë si përforcim i KFOR-it

0
200 ushtarë britanik po vijnë në Kosovë si përforcim i KFOR-it

200 ushtarë të ushtrisë britanike po vijnë në Kosovë si përforëcim i KFOR-it.

Kështu ka bërë të ditur Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në “X”.

“Dyqind ushtarë të Ushtrisë Britanike po mbërrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë “, thuhet në njoftim.

Britania e Madhe vendosi të dërgojë trupa shtesë në kontingjentin e saj në Kosovë, i cili ka tashmë 400 ushtarë britanikë, me kërkesë të komandantit suprem të Aleancës për Evropën, SACEUR, gjeneralit amerikan Chris Cavoli.

Ndërsa, mbrëmë Rumania ka sjellë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR pas sulmit terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u lëndua një polic tjetër.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar një video ku shihen trupat rumun të KFOR-it duke hyrë në Kosovë nga kufiri me Maqedoninë.

Exit mobile version