Ditën e sotme janë bërë 20 vjet prej që është vrarë kryeministri serb Zoran Gjingjiq. Si ndodhi ky krim dhe çka mund të kuptohet dy dekada pas?
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, u shpreh sot se Gjingjiq ishte frymëzues në fjalët dhe veprat e tij.
A e parashikoi vrasjen e tij Gjingjiqi?
Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ishte shprehur se Gjingjiqi e kishte parashikuar atentatin ndaj tij qysh një muaj para se të ndodhte.
“Isha në Beograd një muaj më parë, më 17 shkurt…” – ishte shprehur Del Ponte duke treguar për reformat që e kishte ndërmend t’i bënte.
“Ishte atëherë kur më tha: “Ata do të më vrasin,”” – ishte shprehur prokurori Carla del Ponte në një intervistë.
“Po ma shpjegonte se pas nisjes së reformave në ekonomi, kishte për synim të sfidonte policinë dhe ushtrinë. Ishte një proces shumë delikat dhe shumë i rrezikshëm, dhe kryeministri e dinte mirë,” – kishte argumentuar ajo.
12 marsi 2003
Nën urdhërat e Milorad “Legija” Ulemekut, ish-komandant i një njësie speciale të policisë sekrete të Jugosllavisë, Gjingjiqi ishte vrarë. Vrasësi quhej Zvezdan Jovanoviq. Ai e kishte qëlluar kryeministrin serb nga një ndërtesë ndanë ndërtesës së qeverisë së Serbisë, duke e goditur një herë në gjoks.
Menjëherë, Gjingjiq ishte dërguar në spital por u shpall i vdekur vetëm një orë më vonë. Ulemeku u përmend menjëherë si fajtori për këtë krim. Ai ishte pjesë e Klanit të Zemunit, një grup i krimit të organizuar.
Më 23 maj 2007, dymbëdhjetë njerëz ishin dënuar për vrasjen e Gjingjiqit. Mes të dënuarve ishte edhe Ulemeku. Tre prej këtyre njerëzve janë ende në arrati.
Kush ishte Gjingjiqi?
Zoran Gjingjiq ishte 50 vjeçar kur isthe vrarë. Ai ishte kryeministër i Serbisë për më shumë se dy vite (2001-2003). Por, edhe më herët kishte pasur karrierë politike, duke qenë kryetar i Beogradit më 1997.
Për çka avokonte ai si politikan?
Gjingjiq kërkonte reforma pro-demokratike në Serbi, dhe po ashtu avokonte për integrim të Serbis në Evropë.
Qeveria e tij p oashtu kishte kërkuar bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.
Gjingjiqi për Kosovën
Në një ese të vitit 1988, ai bënte thirrje që të ruhej status quo-ja e vendosur më 1974 për Kosovën, duke kërkuar që ajo të mbetej provincë autonoe brenda Republikës Socialiste të Serbisë.
Sipas tij, nëse Kosova do ta humbte autonominë e saj “ne do të ishin gati të shpallnim me siguri të madhe se në të ardhmen Kosova do të ishte burim i vazhdueshëm i respresionit.”
Ky qëndrim për Kosovën e kishte bërë kundërshtar të Millosheviqit, që më 1987 bënte thirrje për hqejen e autonomisë së Kosovës.