Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka luajtur në 20 minutat e fundit në fitoren e thellë të Galatasarayt.
Skuadra e madhe turke të premten mbrëma fitoi kundër Hatayasporit me rezultatin 4:0.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 19-të të elitës së futbollit turk.
Galatasaray është lider në tabelë me 42 pikë në 18 ndeshje.
Hatayaspori pozicionohet në vendin e 16-të me 17 pikë.