4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

20 milionë euro për kampusin e ri të Universitetit “Isa Boletini”, Kurti: Po bëjmë përpjekje për arsim cilësor

- Advertisement -

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka shënuar 11-vjetorin e themelimit të tij, me ç’rast u përurua edhe kampusi universitar.

E vlera totale e këtij kampusi kap shifrën e 20 milionë euro, ndërsa ka nisur së ndërtuari që nga viti 2010.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 26 vite pas përfundimit të luftës, po bëjnë përpjekje që të ketë një arsim më të mirë. Ai përmendi ndarjen e bursave dhe vendimin për studim falas.

“Se sa është i rëndësishëm arsimi tregon stafi e studentët në Universitetit në Mitrovicë që po vazhdon të jenë  aktiv, e këto objekte që po i përurojmë sot janë investime konkrete për mësim modern për 2000 studentët e këtij universiteti. Kampusi që nisi në 2010-ën sot po përfundon me  investimet e fundit në vlerë mbi 6 milionë euro e vlerë totale prej 20 milionë euro”, tha Kurti.

“Cilësia në arsim qëndron lartë sepse ajo duhet të jetë proces solid e mbështetja për ta mbetet e përhershme, studimet i kemi bërë falas, kemi ndarë bursa për studime jashtë vendit. Në vitet që vijnë le të vazhdojmë punën, njohuritë që i zhvilloni këtu i kontribuoni jetës suaj në vijim dhe të ardhmes së shtetit tonë, përgëzimet e mia për kampusin universitar”, tha Kurti.

Ndërkaq Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se përgjatë mandatit janë përkushtuar për një arsim më cilësor, teksa përmendi edhe ndarjne e bursave për studentët.

“Sot në 11-vjetorin e këtij universiteti që mban emrin e atij që zgjon krenari, jemi të lumtur që po përurojmë bashkë kampusin universitar. Për këto tri vite jemi përkushtuar në arsim, duke ndarë bursa në fusha të ndryshme, e edhe të këtij universiteti, për të ngritur cilësinë e lartë në arsim e ringjallëm këshillin kombëtar të shkencës, sistemin për hulumtues e shkencëtar”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, tha se ky universitet është krenaria e qytetit të Mitrovicës.

“Përvjetori i këtij universiteti përkon me përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke i nderuar përjetë ata që dhanë jetët e tyre për të vazhduar jetët tona, sikurse në këtë universitet”, tha Hamza.

E Njomëza Gashi, në emër të studentëve tha se tashmë kanë kushte komodë për studim duke thënë se janë motiv shtesë për studim. Ajo tha se pa vendimin e ish-presidentit Thaçi nuk do ishte themeluar ky Universitet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit