Remzi Jahiri është dënuar me 1 vite e gjysmë burgim dhe 25 mijë euro gjobë pasi akuzohet për fajde.
Përderisa Hilmi Dudi është dënuar me 1 vit burgim dhe 10 mijë euro gjobë pasi ngarkohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të fajdesë.
Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Çerkini me anëtarë gjykatësit, Valon Kurtaj dhe Mentor Bajraktari, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Remzi Jahiri u dënua për veprën penale “fajde” në vazhdimësi ndërkaq Dudi për “ndihmë në kryerjen e veprës penale të fajdesë”.