14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

2 ushtarë rusë shpallen fajtorë për krime lufte, rrezikojnë 12 vite burg

- Advertisement -

Dy ushtarë rusë janë shpallur fajtorë për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore,  në gjyqin e dytë të krimeve të luftës që kur trupat ruse pushtuan vendin, shkruan The Guardian.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një grupi ushtarësh që qëlluan disa objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. Forcat ruse shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi, thanë prokurorët.

Bobikin dhe Ivanov u kapën pasi kaluan kufirin.

“Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar. Ne qëlluam Ukrainën nga Rusia,” tha Ivanov gjatë gjyqit.

Ivanov u shpreh i penduar duke kërkuar ulje të dënimit. Prokurorët kërkuan që ushtarët të dënohen me 12 vite burg për shkelje të ligjeve të luftës.

Vendimi pritet  të merret më 31 maj. /abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit