Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2023, janë regjistruar 2 212 shkurorëzime.
Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (199 raste) ose 9,0%; Prishtinë (185 raste) ose 8,4%; Mitrovicë (165 raste) ose 7,5% etj.
“Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i dytë me 9,8%, viti i parë me 8,0% dhe viti i katërt me 7,1% e të shkurorëzuarve etj.
Nga të dhënat statistikore, shihet se shkurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më shumë në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022” thuhet në raportin e ASK-së.