-11.6 C
New York
Saturday, January 24, 2026

Buy now

2 kushtet e Barcelonës për ta mbajtur në skuadër Lewandowskin

- Advertisement -

Barcelona nuk e ka mbyllur derën për Robert Lewandowskin, por ka vendosur dy kushte të qarta që sulmuesi të vazhdojë në “Camp Nou”.

Në moshën 36-vjeçare, Lewandowski nuk pritet të jetë më titullar i pandryshueshëm. Barcelona e sheh si një “armë strategjike” për momentet kyçe dhe kërkon që ai të pranojë një rotacion më të theksuar, duke luajtur më pak ndeshje.

Kostoja aktuale e kontratës së tij është rreth 26 milionë euro bruto në vit, dhe kjo është e papranueshme për klubin. Barça kërkon që Lewandowski të pranojë një ulje të ndjeshme të rrogës, pothuajse në gjysmën e saj, për t’u përshtatur me rolin e ri.

Nëse ai pranon këto kushte, Barcelona do ta mbajë. Nëse jo, klubi nuk do ta detyrojë dhe do të lejojë që të largohet. Vendimi tani është në dorën e lojtarit.

Të ngjashme

Të fundit