Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” po vazhdon rriten e trafikut ajror, ku vetëm në muajn shtator kanë udhëtuar 14% më shumë udhëtarë se në të njejtën periudhë të vitit paraprak, shhkruan Scanner.
Gjatë muajit shtator ka vazhduar rritja dyshifrore prej 20% e trafikut ajror, 304,829 udhëtarë kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”.
“Gjithashtu, që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator mbi 2.63 milion udhëtarë apo 14% më shumë se në të njejtën periudhë të vitit paraprak kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”, thuhet në njoftimin e Autoritetit i Aviacionit Civil të Kosovës./Scanner/
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=634169862233356&id=100069210429870&mibextid=Nif5oz