Home Lajme “1900 personave u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale”, Tahiraj: Shumë prej tyre u refuzuan padrejtësisht

“1900 personave u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale”, Tahiraj: Shumë prej tyre u refuzuan padrejtësisht

0
“1900 personave u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale”, Tahiraj: Shumë prej tyre u refuzuan padrejtësisht

Kosova për herë të parë shënon 14 prillin si Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Në emisionin “INFO10”, në televizionin e gazetarëve, Kadire Tahiraj, Drejtore në Qendren për Promovimin e të drejtave të gravem e cila foli për marshin që sot u organizua në mbështetje të të të mbijetuarve të luftës.

Këtë marsh ajo e ka quajtur ditë historike duke vlerësuar lartë pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve e sidomos të rinjve.

Tahiraj tutje ka thënë se kjo ditë është tepër e vonuar pas 24 vite pasiqë ka kaluar një kohë shumë e gjatë.

“Është dashur shumë me herët të caktohet kjo ditë për të mbështetu të mbijetuarat e luftës”, tha ajo.

Tutje ajo ka thënë se viktimat në fjalë kanë mbështetjen e familjes, por për të larguar stigmën shteti duhet t’i trajtojë në mënyrë dinjitoze.

“Ato po përballen mosmbështetje institucionale, diskriminim, stigmatizim dhe problem tjera”, tha ajo.

“1900 gra kanë marrë statusin viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës,  kemi shumë gra të refuzuara, pasi që sipas komisionit nuk kanë pasur fakte të mjafueshme.

Sipas saj ky numër është tepër i vogël dhe kjo për shkak të procedurave të vështira dhe rrugës së gjatë.

Exit mobile version