Mbi 613 mijë euro është shuma e kompensimit të viktimave të krimit, nga Ministria e Drejtësisë, nga viti 2021 deri më tash.
Ndërkohë që gjatë kësaj peridhe janë rritur edhe kërkesat e viktimave për të fituar tw drejtwn e kompensimit në rastet e tyre.
Sipas përgjigjës së ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2021 kanë qenë 57 kërkesa, nga to 29 janë aprovuar, ndërkohw që nga janari e deri në shtator të 2024, kanë qenë 135 kërkesa nga to 95 të aprovuara.
Nga të gjitha kërkesat vërehet se gjinia femrore dominon më shumë.
Sipas ish-sekretarit të ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, rritja e kërkesave ka të bëjë me ndryshimet që janë bërë në ligj.
“Në vitin 2022 është ndryshuar ligji dhe është bërë ligji i ri sipas të cilit, janë rishikuar edhe kriteret edhe afati për parashtrimin e kërkesës edhe janë lehtësuar kërksat dhe në rrjedhe të kësaj është kjo arsye kryesore që është rritur numri i kërkesave edhe numri i aprovimeve të kerkesave, ajo cka mbetet esenciale që mbetete është që MD-ja së bashku me këshillin gjyqësor dhe atë prokurorial, fondet që gjenerohen prej këtyre dy këshillave të barten te md në mënyrë që kompensimi i viktimave të mos jetë barrë e shtetit”, ka theksuar ai.
Ndërkohë që në Institutin e Kosovës për Drejtësi rritjen e kërkesave për kompensim e shohin si një hap pozitiv e që duhet vazhduar edhe më tutje me vetëdijësimin e personave që mund të jenë përfitues.
“Në të kaluarën dmth që nga miratimi i këtij ligji dhe funksionalizimi i këtij fondi njëra prej problemeve ka qenë mungesa e kërkesave per shkak se nuk ka qenë shumë i njohur kjo formë e kompensimit dhe në një masë të konsiderueshme viktimat nuk i kanë ditur të drejtat e veta që kanë në raport me këtë fond dhe janë bërë vazhdimisht përpjke ëqë të promovohet kjo”, ka deklaruar Gzim Shala – Hulumtues në IKD.
Programi për kompensimin e viktimave të krimit është i rregulluar me ligj dhe financohet nga buxheti i shetit.
Programi ia mundëson viktimave të veprave të dhunshme të kompensueshme të aplikojnë për kompensim financiar për dëmet si pasojë e veprës penale, në rast se kjo nuk mund të kompensohet nga i pandehuri.
Ministria e Drejtësisë së fundmi ka thënë se edhe viktimat që dalin nga gjykimet në dhomat e specializuara në Hagë, duhet të aplikojnë për kompensim përmes këtij programi.