Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një femër të dyshuar për veprat penale shpërdorim i pasurisë së huaj, vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes.
Sipas njoftimit, e dyshuara me inicialet A.H., 19-vjeçare, është arrestuar sot nga njësiti i hetimeve të stacionit qendra në Prishtinë.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se e njëjta dyshohet se duke përdor dokumentet (identitetin) e një personit tjetër, ka marrë me qira dhe vozitë një automjet për një kohë të caktuar, të cilin automjet e kishte braktisur pasi kishte shkaktuar një aksident”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se gjithçka ka filluar si hetim i një aksidenti, por gjatë hetimit janë zbuluar veprat për të cilat e arrestuara dyshohet.
Ndërkohë e dyshuara me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.