12.6 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

1840 aktakuza të ngritura për 10 muaj nga Prokuroria Themelore e Pejës

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës kohore janar- tetor të këtij vitit ka ngritur 1840 aktakuza, ose 12.67 % me shumë krahas vitit të kaluar me të njëjtët periudhë që ishin ngritur 1633 aktakuza.

Kjo prokurori deri në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë.

Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të trajtimit të lëndëve penale, gjithmonë në suaza të profesionalizmit dhe objektiviteti.

Të ngjashme

Të fundit