2.4 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për seancë solemne me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet me dije se seanca do të mbahet në orën 10:30.

Paraprakisht, mbledhje solemne do të mbajë edhe Qeveria e Kosovës.

Fillimisht, në orën 07:00, do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Në orën 07:30 pastaj mbahet mbledhja e Qeverisë.

Më pas vazhdohet me nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, tek varri i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, tek varri i veprimtari Adem Demaçi dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas seancës së Kuvendit, vazhdohet me nderime te Monumenti “Heroinat” dhe pastaj është parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Në mbrëmje është pritja shtetërore nga Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentarja. Pastaj vazhdohet me Koncertin Solemn të Filharmonisë së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit