1.3 C
New York
Tuesday, February 17, 2026

Buy now

18 vjet shtet: Themelet e shtetit të Kosovës janë të lidhura pazgjidhshmërisht me pastërtinë e luftës çlirimtare

- Advertisement -

Republika e Kosovës shënon sot 18-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Për të festuar këtë përvjetor, institucionet e vendit kanë përgatitur aktivitete të ndryshme.

Figura qendrore e shpalljes së pavarësisë është Hashim Thaçi, i cili është duke gjykuar në Hagë së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ky përvjetor mbart me vete peshën e dekadave të rezistencës paqësore dhe jehonën e pushkëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Është festa e familjes Jashari, e studentëve të vitit ‘81, dhe e çdo nëne që ende pret një lajm për të pagjeturit.

Në këto 18 vjet, Kosova ka dëshmuar se liria nuk është vetëm një akt, por një proces. Nga rrënojat e luftës, sot shohim një shtet që përfaqësohet në arenat ndërkombëtare nga sportistët tanë.

Megjithatë, festa e sotme mbetet e ndërthurur me thirrjen për “Drejtësi, jo politikë”, duke na kujtuar se themelet e shtetit tonë janë të lidhura pazgjidhshmërisht me pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.

Sot, ndërsa valëvitet flamuri i kaltër me gjashtë yje, Kosova dëshmon se është e gatshme për kapitujt e rinj, pa harruar kurrë se “Liria ka Emër”.

Gëzuar 18-vjetorin, Kosovë!

Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

 

 

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit