Zyra e presidentes Osmani njofton se me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidentja do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.
Agjenda e saj nis nga mëngjesi e deri në orën 18:00, ku planifikohet Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Agjenda e plotë:
Në orën 8:20, Ngritja e Flamurit te Republikës së Kosovës;
Në orën 8:30, Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
Në orën 09:00, Homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova;
Në orën 09:10, Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi;
Në orën 10:15, Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz;
Në orën 11:45, Nderime te Monumenti “Heroinat”;
Në orën 12:00, Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Prishtinë
Në orën 18:00, Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Vendi: Grand Events.