6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

17 vjet nga ndërprerja e bisedimeve që sollën pavarësinë e Kosovës

- Advertisement -

14 muaj takime nuk sollën asnjë marrëveshje konkrete mes palëve.

Si rrjedhojë, më 10 mars 2007 në Vjenë u vendos që të ndërpriten bisedimet mes Kosovës e Serbisë të përkrahura nga i dërguari i OKB-së Martti Ahtisaari, meqë palët mbanin pozicione diametralisht të kundërta.

Kosova që përfaqësohej nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha, e të tjerë nuk po pranonte asgjë tjetër pos pavarësisë, kërkesë kjo të cilën Serbia me në krye Boris Tadiqin, Vojisllav Koshtunicën e të tjerë, e konsideronte të papranueshme.

Sipas Xhavit Beqiri ish-këshilltarit të Fatmir Sejdiut atëkohë kryetar i Kosovës, diçka e tillë ishte vendosur nga 2 shkurti i atij viti kur ndërkombëtarët propozuan pavarësinë e mbikëqyrur.

Beqiri kujton se mbylljen e bisedimeve 17 vjet më parë, e pasoi një proces i ri negociator i propozuar nga QUINT-i. Edhe pse marrëveshje nuk pati, misioni i ekipit gjithëpërfshirës të unitetit për ta fituar mëvetësinë nuk u ndal.

Bashkërendimi me faktorin ndërkombëtar solli edhe pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, e cila njihet nga mbi 110 vende.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit