Sipas deklaratës së Agjencisë për Menaxhimin e Zjarrit dhe Fatkeqësive (Shobocho), numri i të vdekurve në fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga reshjet e dendura të borës është rritur në 17 dhe numri i të lënduarve në 93.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) njoftoi se trashësia e borës në shumë rajone në provincat verilindore të vendit është 3 herë më e lartë se normalja sezonale.
Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, për shkak të reshjeve të dendura të borës ka ndërprerje në shërbimet ajrore dhe hekurudhore.