23.7 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

17 kallëzime penale ndaj VV-së, Bajrami: Nuk mund të japin dorëheqje dhe të qëndrojnë në zyra

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, njoftoi se sot janë dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ish-ministrave të kabinetit të tij, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, kallëzimet janë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve, pasi ata kanë vazhduar të qëndrojnë në pozitat e tyre pas certifikimit të rezultateve zgjedhore më 27 mars, duke shkelur ligjin.

Bajrami tha se sipas ligjit një anëtar i qeverisë duhet të japë dorëheqje një ditë para datës së certifikimit, por ata kanë vazhduar të mbajnë pozitat dhe të marrin vendime.

“Sot në emër të deputetëve të LDK kemi dorëzuar 17 kallëzime penale kundër kryeministrit Albin Kurti dhe ish- ministrave të kabinetit të tij, duke përfshirë edhe një ish zëvendësministri. Të gjithë këta të zgjedhur deputetë dhe të certifikuar sipas rezultatit zgjedhur nga KQZ-ja. Ne konsiderojmë dhe besojmë që nga data 27 mars këta janë në kundërshtim me nenin 26 të ligjit për qeverinë. Duke qenë se prej datës së certifikimit edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë në zyrë, këta kanë thënë se kanë dhënë dorëheqje, ndërkaq vazhdojnë të qëndrojnë në aty. Këta deputetë kanë konsumuar vepër penale e sanksionuar kjo në nenin 414”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se kallëzimi është bërë për të nxjerrë vendime nga prokuroria dhe për të adresuar situatën e krijuar në institucione.

“Anëtari i qeverisë në detyrë në rast se zgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës i njëjti duhet të japë dorëheqje një ditë para datës së certifikimit. Këta kanë thënë se kanë dhënë dorëheqjes këta vazhdojnë të qëndrojnë në zyra dhe të marrin vendime. Këto janë shkelje. Ne sot i jemi drejtuar prokurorisë, tani është në dorën e prokurorisë për vendime të tjera. Vetë qëndrimi i tyre në institucione, shfrytëzimi  resurseve nuk mund të japë përgjigje. Nuk e kemi bërë për protagonizëm, por e kemi bërë për qytetarët e Kosovës për të nxjerrë nga ngërçi institucional, i cili na ka futur”, tha Bajrami

Të ngjashme

Të fundit