Gjatë së dielës, shumë makineri ushtarake kanë shkuar nga Rusia për në Kazakistan me qëllim të vendosjes se një paqeje.
Ky vend që nga 2 janari është me protesta. Njëra prej arsyeve që ka shpërthyer kjo revoltë është ngritja e çmimit të naftës, ku si pastrojë e tyre 164 persona kanë mbetur të vrarë vetëm gjatë javës së kaluar.
Presidenti i vendit Kazzym Jomart Tokayev që nga e premtja ka autorizuar të qëllonin për të vrarë gjithë ata që marrin pjesë në këto trazira.
Keqardhje për këto trazira po shpreh edhe Papa Françesku i Vatikanit: ”Me keqardhje mësova se ka pasur viktima gjatë protestave që shpërthyen së fundmi në Kazakistan. Unë lutem për ta dhe të afërmit e tyre dhe shpresoj që sa më shpejt të gjendet harmonia sociale duke kërkuar dialog, drejtësi dhe një të përbashkët të mirë”.
Këto protesta të dhunshme në Kazakistan kanë çuar drejt dorëheqjes së qeverisë dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.