Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook”, një video për rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Video nisë me pamje të komandantit legjendar, Adem Jashari, vazhdon me pjesën e çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s, dhe vazhdon me shfaqjen e figurave publike të Dua Lipës, Rita Orës dhe yjet e futbollit që ka Kosova.
Më poshtë postimi: