Home Lajme 16 vjet shtet: Gjykata Speciale për herë të parë e njeh 17 Shkurtin, nuk cakton seancë për të hënën

16 vjet shtet: Gjykata Speciale për herë të parë e njeh 17 Shkurtin, nuk cakton seancë për të hënën

0
16 vjet shtet: Gjykata Speciale për herë të parë e njeh 17 Shkurtin, nuk cakton seancë për të hënën

E hëna në Kosovë këtë vit është festë zyrtar, dhe në këtë ditë nuk është caktuar asnjë seancë nga Gjykata Speciale e Hagës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhën atje që tash e tri vite.

Një vit më parë, Gjykata Speciale kishte vendosur që të caktonte një seancë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, në ditën kur shënohej përvjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo pas shumë reagimeve, Gjykata Speciale kishte njoftuar se nuk do të mbahet dhe e njëjta ishte anuluar.

Rastet e tillë që caktoheshin seanca në data të shënuara për Kosovën ka pasur edhe në të kaluarën siç është rasti me përvjetorin e bombardimeve apo data të tjera historike për Kosovën.

Megjithatë, duke së kështu më nuk do të ndodhë pas në këtë vit është hera e parë që shënon njohjen e 17 shkurtit si festë zyrtare nga Gjykata Speciale në Hagë dhe kjo dëshmohet me faktin se në ditën e hënën, kur është festë zyrtare në Kosovë, as Gjykata Speciale nuk ka caktuar asnjë seancë në rastin e krerëve të UÇK-së dhe në rastet e tjera.

17 shkurt 2024

Sot në vendin tonë është shënuar festa e Pavarësisë së Kosovës, ku me disa organizime është shënuar edhe ky 16 vjetor.

Kuvendi i Kosovës për nder të kësaj feste, ka mbajtur seancë solemne, ku krerët e shtetit nuk kanë përmendur asnjërin nga ushëheqësit e UÇK-së të cilët sot ndodhën në Hagë, madje nuk është përmendur as momenti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në të njëjtit kuvend, nga ish-presidenti Hashim Thaçi, që në atë kohë ishte kryeministër i vendit.

Vetëm, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në fjalimin e tij në këtë sencë solemne ka përmendur ish-krerët e UÇK-së.

Në fjalën e tij, Tahiri ka kujtuar Hashim Thaçin, ish-kryeministër i Kosovës, që e lexoi deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas Tahiri, Thaçi nuk e gëzoi lirinë.

Ai që lexoi këto fjalë, nuk e gëzon lirinë e Kosovës, por vepra e tij jeton, prandaj sot jemi mbledhur që ta festojmë këtë vepër të tij historike.” – ka thënë Tahiri.

Tutje, ai ka theksuar se Thaçi dhe të tjerët, që po gjykohen në Hagë, po bëjnë një betejë të madhe për ta pastruar emrin e UÇK-së.

Thaçi, Kadri veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi e shumë të tjerë janë në betejën e madhe për drejtësi për ta pastruar emrin e UÇK-së.” – tha sot Tahiri.

Një ditë më parë, kryeministri i tanishëm i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndatë një video në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, përmes secilës ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në videon e publikuar nga kryeministri Kurti është shmangur momenti i shpallës së Pavarësisë së Kosovës.

Derisa ka shmangur momentin më të rëndësishëm të Republikës, ai në video ka përfshirë protestën studentore të vitit 1997, ku kishte marrë pjesë edhe ai.

Përveç vetes, Kurti në video ka përfshirë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i dëgjohet zëri gjatë një fjalimi. /Nacionale/

Exit mobile version