7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“16 vjet republikë”, Begaj: Kosova faktor i rëndësishëm për sigurinë e rajonit

- Advertisement -

Presidenti Bajram Begaj ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidenti shkruan se Kosova është një faktor suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut dhe një faktor paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara. Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë”, tha ai.

Postimi i presidentit Begaj:

Kosova 16 vjet Republikë

Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.

Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.

Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë.

Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në.

Gëzuar, Kosovë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit