Home Lajme 16-shi i PDK-së për deputet: Llapushniku, simbol i trimërisë dhe qëndresës është i rreshtuar në anën e drejtë të historisë, përkrah PDK-së

16-shi i PDK-së për deputet: Llapushniku, simbol i trimërisë dhe qëndresës është i rreshtuar në anën e drejtë të historisë, përkrah PDK-së

0
16-shi i PDK-së për deputet: Llapushniku, simbol i trimërisë dhe qëndresës është i rreshtuar në anën e drejtë të historisë, përkrah PDK-së

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala me numrin 16, Ferat Shala, ka qëndruar sonte në Llapushnik, ku është takuar me banorët e këtij vendi të cilin e ka quajtur simbol të lirisë.

Ai ka thënë se “me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve, ne jemi të vendosur të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës, duke udhëhequr me atdhedashuri dhe vendosmëri për zhvillim dhe progres”.

Postimi i plotë i Shalës në Facebook:

Llapushniku, simbol i trimërisë dhe qëndresës në luftën për liri, sot mbetet i rreshtuar në anën e drejtë të historisë, përkrah Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky vend i lavdishëm, që ndërtoi themelet e lirisë me gjak dhe sakrificë, është sot një burim frymëzimi për vizionin tonë politik: një qeverisje të bazuar në dije, kompetencë dhe përgjegjësi, që e vendos interesin kombëtar mbi gjithçka.

Me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve, ne jemi të vendosur të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës, duke udhëhequr me atdhedashuri dhe vendosmëri për zhvillim dhe progres.

Exit mobile version