Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka takuar bashkëluftëtarët e tij me të cilët ka diskutuar dhe ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Shala ka thënë “këta burra kanë dëshmuar se dinë të sjellin fitore”
“Me bashkëluftëtarët dhe bashkëpartiakët e mi, me ata me të cilët e nisëm dhe e përfunduam luftën, dhe me ata që e nisëm rrugëtimin politik dhe sot e mbajmë të bashkuar e të fuqishme PDK-në. Këta burra kanë dëshmuar se dinë të sjellin fitore, dje në kohë lufte, sot në betejat politike për të ardhmen e vendit. Bashkë. Përpara. #PDK130 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.






