“Në çdo fundvit, takimet dhe darkat tradicionale janë të veçanta. E tillë ishte edhe darka e fundvitit e organizuar në konakun e mikut tim, Skënder Thaçi, në Rahovec”, ka thënë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala.
Ai ka thënë se takimet e tilla bëhen edhe më domethënëse kur ke pranë vetes ke bashkëluftëtarët.
“Në shoqërinë e bashkëluftëtarëve dhe bashkëudhëtarëve të idealit, këto takime bëhen edhe më domethënëse. Mirënjohës për rrugëtimin e përbashkët, sakrificat dhe përkushtimin ndaj së ardhmes së vendit”, ka shkruar Shala në Facebook.
Bashkë. Përpara.
#PDK130 #FeratShala16






