Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka takuar veteranët e UÇK-së në Drenas.
Gjatë këtij takimi, Shala është zotuar se për të gjitha kategoritë e dala nga lufta do të ketë rritje të pensioneve për 50%.
“Për veteranët dhe të gjitha kategoritë e tjera të luftës do të ketë rritje të mbështetjes shtetërore deri në 50%. Kjo do të bëhet me programin tonë për një Kosovë më të mirë. Me kryetarin Enver Hajdari, dhe bashkëluftëtarë tjerë, diskutuam edhe për shumë ide e plane që veteranët të vazhdojnë kontributin e tyre. Një aspekt tjetër i rëndësishëm në programin tonë është se do të hiqet pengesa ligjore, dhe kështu veteranët do të gëzojnë pensionin, por edhe të drejtën për punë aktive. Bashkë për një Kosovë më të mirë! VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.