Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala nëpërmjet një videoje të publikuar në “Facebook”, ka përmbledhur shumë ngjarje dhe aktivitete nga jeta e tij.
Ai ka thënë se nuk ia heq asnjë presje rrugëtimit të tij.
“Në pak minuta për shumë ngjarje në jetën time. Një rrugëtim që më bën krenar dhe që nuk do ta ndërroja me asgjë tjetër. Falënderues për familjen dhe miqtë e mi që ishin me mua kurdoherë”, ka thënë Shala.