Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 16, Ferat Shala, i shoqëruar nga kandidati tjetër për deputet nga kjo parti me numrin 29, Perparim Gruda, kanë vizituar Kaçanikun.
Nga kjo komunë, Shala ka theksuar se ka hasur në energjinë e mobilizimit dhe fitores së PDK-së.
“Edhe te bashkëluftëtarët dhe miqtë në Kaçanik hasa në energjinë e mobilizimit dhe fitores. Së bashku për ta bërë Kosovën më mirë! VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.